Detajet ekskluzive/ Fatjon Dautit i hidhen prangat në Spitalin e Traumës, efektivët i gjejnë drogën të fshehur pas sherrit te rrethi i TEG
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sherri në rrethrrotullimin e TEG-ut, ka hapur telashe për Fatjon Dautin. Ky i fundit u përplas fizikisht me Marjo Baramin, ku shkak u bë përplasja e dy mjeteve luksoze “Audi A8” dhe “Porche Cajen” me targa angleze të drejtuara nga dy vajza. Burime bëjnë dije për ZËRI-n, se shtetasi Fatjon Qazim Dauti, 16.01.1995, pas përfundimit në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, si pasojë e goditjeve me sende të rënda nga Barami, ka përfunduar edhe në pranga.
Dauti fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore, si pasojë e plagëve të marra. Gjendjen e rënduar edhe vetë Dauti e ka treguar para bluzave të bardha, por si duket e ka patur “një arsye”. Në një kontroll të dytë gjatë qëndrimit në spital 29-vjeçarit i është gjetur hashash.
Sherri në TEG
Pasi vajzat lajmëruan të afërmit, i pari që ka mbërritur ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Baramin. Sqarimi mes tyre ka përfunduar në përplasje fizike, madje dhe në nxjerrien e armës së zjarrit. Barami dhe Dauti gjatë konfliktit janë goditur edhe me sende të forta, ku ky i fundit ka pësuar lëndime. Policia në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe një armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar se cilit prej personave të përfshirë në sherrin e dhunshëm i përket./ZËRI
Burimi