Dëshira e fundit! Kadare do përcillet në banesën e fundit VETËM nga familjarët

Dëshira e fundit! Kadare do përcillet në banesën e fundit VETËM nga familjarët

Edi Rama

TIRANË- Ismail Kadare do të përcillet për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e tij. Kjo ishte kërkesa e vetme e të vesë së shkrimtarit, Helena Kadare. “Amanetin” e fundit të shkrimtarit e bëri me dije kryeministri Edi Rama në fjalimin që mbajti në fund të ceremonisë së homazheve për gjeniun e letrave shqipe. Kështu në Tufinë, do të shkojnë vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të Kadaresë, për të respektuar dëshirën e tij të fundit. 
“Sa për sot, është kërkesë legjitime e hijes së tij të pandashme që vendosja e trupit të tij në Tufinë, të bëhet vetëm me praninë e familjarëve. Nuk ka dyshim që do të ishte edhe vullneti i Ismailit nëse do të ishte këtu. Ndaj në emër të saj iu kërkon të gjithëve respektimin e këtij vendimi. Duke ndalur këtu fjalën time, e cila do të duhet të mbyllet në fakt bashkë me tranzicionin e qëndrimit të fundit në banesën e tij të fundit, ku normalisht do të kryhet edhe në praninë e miqëve të tij nga Franca pjesa përmbyllëse e ceremonisë shtetërore. E kam të nevojshme që ta falenderoj publikisht Ismailit që ma ka bërë mua dhe dashnorëve të paepur të gjuhës shqipe. Ai e di, e dinte! Ia kam thënë më shumë sesa njëherë, por edhe unë sot e di që po të kishte mundësi të merrte pjesë, t’i dëgjonte këto rreshta,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI
Burimi