
Deputetët garues në 11 Maj! Rama komenton listat: PD-tribuna VIP e kënetës, Sula u arratis. PS bëri hapje brutale
Edi Rama
Lista e PS
Edi Rama: Skuadra jonë kombëtare është diçka komplet tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes qysh nga viti i shkuar në shtator. Kur kemi vendosur drejtuesit politikë të qarqeve, fillojnë dhe bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me aktorë dhe faktorë për të evidentuar kandidaturat më të përshtatshme dhe të mundshme. Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Kemi rilancuar platformën deputeti që duam, e bëmë të parën provë në 2021, ishte hera e parë, patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi, dhe nga ky seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dhanë mundësinë të hyjnë në terren dhe të punojnë në terren. Platforma na ka sjellë një risi të madhe. Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitete e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizatave janë të tilla që e pengojnë hapjen, ne duhet ta imponojmë në një moment kyç, duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do të futeshin dot.
Lista e PD
Edi Rama: Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme për skuadrat që do të konkurrojnë në 11 Maji. Sepse kush kishte ndonjë dyshim, apo ndonjë shpresë apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikoj skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Është tribuna vip e kënetës. Doni të shikoni kush janë vipat e kënetës, shikoni aleancën e Shqipërisë Madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi. Sepse është i vetmi që e Meriton për atë nivel që ka këneta dhe me ato mustaqe që ka kujtim. Ndërkohë që Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për një karrige u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besoj se Shqipëria Bëhet. Në fund ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit. Papajtueshmëria me ujin e kënetës.
Burimi