‘Çmendet’ 42-vjeçari në Maliq, dhunon gruan, babain dhe më pas shkatërron shtëpinë
Foto ilustruese
MALIQ- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq, pasi dhunoi bashkëshorten dhe babain e tij. Sipas efektivëve, 42-vjeçari me inicialet M.K, dhunoi familjarët e tij dhe më pas theu orenditë shtëpiake dhe dëmtoi makinën.
Dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta. Babai dhe bashkëshortja e tij u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.
Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi M. K. ka dëmtuar me sende të forta, orenditë shtëpie dhe automjetin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI
Burimi