Census/ Aborti, 5 në 6 shqiptarë mbi 100 vjeç janë gra
foto ilustruese
TIRANË-Censusi ka nxjerrë të dhëna mjaft interesante sa i përket strukturës së popullsisë në Shqipëri. INSTAT raporton se nga 6 qytetarë mbi 100 vjeç, 5 prej tyre janë gra. Rezulton po ashtu se numri më i studentëve në universitet janë vajza. INSTAT raporton ndryshime të mëdha na piramidën e popullsisë së vendit ku vërehet një rritje e moshës mesatare
Vlen të theksohet fakti se në popullsinë nën 10 vjeç sipas INSTAT vërehet një numër më i madh meshkujsh krahasuar me femra, gjë që jep indikacione për vijimin e praktikës së abortit selektiv në Shqipëri. Ndërkohë, gratë tejkalojnë numrin e meshkujve për moshat mbi 40 vjeç pasi rezulton se jetojnë më gjatë. Vërehet një rënie drastike e numrin të meshkujve në raport me femrat pas moshës 75 vjeçare.
Burimi