Bosnja shpall në kërkim ndërkombëtar Dodik: Arrestojeni menjëherë

Bosnja shpall në kërkim ndërkombëtar Dodik: Arrestojeni menjëherë

Milorad Dodik

BOSNJË-HERCEGOVINË- Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës ka lëshuar  një urdhër arresti për presidentitn e Republikës  Srpska Milorad Dodik si dhe për kryeministrin Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiç. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.
Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Kjo do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend. Ligjet e reja të liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik ndezin krizë të madhe politike. 
Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.
Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.
Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Sërpskas.Llukiç akuzohej për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente