
‘Blindohet’ Fushë-Kruja! Polica kontrolle në sera, tunele dhe shtëpi të braktisura
👁3656
PAMJE NGA AKSIONI FUSHË-KRUJË-Polica e Tiranës ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë. Forca të shumta policie po ushtrojnë kontrolle në sera, tunele dhe banesa të braktisura. Operacioni synon goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, ndërsa deri më tani nuk ka informacion për të shoqëruar apo arrestuar. Aksioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin e Krujës, ndërsa në terren kanë dalë forcat speciale, njësitë e antidrogës dhe policisë vendore. Kontrollet janë ende në zhvillim dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim./ZËRI Burimi
Burimi:
Zeri.ai