Biznesmenë dhe deputetë! Kush janë emrat e hedhur në fushë nga Rama, nga Neomalësorja tek Sinaj e Qefalia

Biznesmenë dhe deputetë! Kush janë emrat e hedhur në fushë nga Rama, nga Neomalësorja tek Sinaj e Qefalia

Vasil Llajo, Xhemal Qefalia, Marjana Koçeku dhe Vullnet Sinaj

TIRANË- Risi ose jo, biznesmenët janë pjesë e listës së Partisë Socialiste dhe do të kandidojnë për një mandate deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Emri i parë që bie në sy është Marjana Koçeku, e cila është aktive në fushën e Agroturizmit. Marjana Koçeku zotëron “Neomalësore”, një bujtinë në afërsi të Liqenit të Komanit. Marjana Koçeku është e para në listën e Shkodrës, në listën e mbyllur. Emri i saj ka dalë nga portal “Deputeti që duam”.
Tre emrat e tjerë që janë aktivë në fushën e biznesit janë Vullnet Sinaj, Vasil Llajo dhe Xhemal Qefalia. Vullnet Sinaj është një emër i njohur tashmë sin ë Kuvendin e Shqipërisë ashtu edhe në fushën e biznesit. Ai zotëron rrjetin e marketeve “Big Market”, ndërsa në sallën e Kuvendit është parë kryesisht i heshtur si deputet, edhe pse po garon për mandatin e tretë.
Sinaj ka reaguar kryesisht pas u vu nën shënjestrën e opozitës, e cila pretendon se ai ka shkelur pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka shkelur nenin 3 të pikës 70 të Kushtetutës, e cila thotë: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. 
Një tjetër fakt i përmendur nga opozita, gjatë përballjeve me Sinajn në Këshillin për Mandatet, është një raport i Transparency International, ku thuhet se deputeti dhe qeveria kanë ndryshuar ligjin për TVSH-në që favorizonte në mënyrë të drejtpërdrejtë rrjetin e bizneseve Big Market.
Vasil Llajo mund të mos jetë një emër shumë i dëgjuar, por ai ka në pronësi dhe administron një nga laboratorët më të mëdhenj të analizave në Shqipëri, Intermedica.
Emri i Vasil Llajos është i pari në qarkun e Vlorës, në listën e hapur.
Xhemal Qefalia është një nga emrat më të dëgjuar, duke qenë se bashkë me familjarët e tij zotërojnë edhe biznese të njohur në vend. Qefalia ka dalë deputet nga listat e Partisë Socialiste që në vitin 2017 dhe tashmë po lufton për një mandat të tretë në listën e hapur në qarkun e Tiranës. Qefalia bashkë me familjarët e tij zotërojnë “Select Group”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente