
“Bëri dhe një fëmijë me të”/ Afera me një 15-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja e Islandës për Fëmijët
Ásthildur Lóa Thórsdóttir
ISLANDË- Ministrja e Islandës për Fëmijët ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte sjellë në jetë një fëmijë me një adoleshent më shumë se 30 vjet më parë. Ásthildur Lóa Thórsdóttir tha në një intervistë për media se ajo kishte filluar lidhjen kur partneri i saj ishte vetëm 15 vjeç dhe 22.
Më pas, sipas BBC, ajo lindi fëmijën e tij kur ai ishte 16 vjeç dhe ajo ishte 23.
“Kanë kaluar 36 vjet, shumë gjëra ndryshojnë në atë kohë dhe unë patjetër do t’i kisha trajtuar këto çështje ndryshe sot,”- tha 58-vjeçarja për mediat islandeze .Kryeministrja e Islandës, Kristrún Frostadóttir, tha për shtypin se kjo ishte “një çështje serioze”, megjithëse shtoi se nuk kishte asnjë informacion lidhur me këtë çështje.
Sipas gazetës “Visir”, Frostadóttir tha se historinë ia kishte konfirmuar vetë ministrja e saj të enjten mbrëma kur e kishte thirrur për ta pyetur në zyrën e saj. Aty i kërkoi edhe dorëheqjen. Thórsdóttir zbuloi në një intervistë me ta se ajo kishte takuar babanë e të birit, teksa punonte për grupin fetar Trú og líf (Feja dhe Jeta).
Ndërsa mosha e pëlqimit në Islandë është 15 vjeç, është e paligjshme të bësh seks me një person nën moshën 18 vjeç nëse je mësuesi ose mentori i tyre, apo nëse ata varen financiarisht nga ju ose punojnë për ju. Dënimi maksimal për këtë krim është 3 vjet burg.
Pavarësisht dorëheqjes nga puna e saj si ministre, Thórsdottir tha se nuk kishte në plan të largohej nga parlamenti./ZËRI
Burimi