BBC: Shqipëria, gati për të shkruar historinë ndaj Spanjës
Sylvinho
GJERMANI- Shqipëria sonte do përballet me një nga favoritët për të fituar “Euro 2024”, Spanjën, por mbeten “ambiciozë” pasi kërkojnë të sigurojnë një pikë eliminimi për herë të parë në historinë e tyre. Spanja tashmë është kualifikuar nga Grupi B si fituese, ndërsa Shqipëria është e treta me një pikë. Shqipëria humbi ndaj Italisë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Kampionati Europian dhe më pas barazoi me Kroacinë, me rezultatin 2-2.
Siaps BBC, trajneri Sylvinho thotë se skuadra e tij “do të japë maksimumin” ndaj Spanjës.
“Ata janë një skuadër e fortë dhe ne kemi një lojë të vështirë përpara. Por ne do t’ia dalim. Ne kemi lojtarë të guximshëm që janë ambiciozë dhe mezi presim të luajmë mirë kundër tyre”.
Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha tha se Spanja është skuadra më e mirë në këtë grup, dhe jo vetëm ky grup, por edhe nga i gjithë turneu.
Skuadra e Sylvinhos – e cila nuk arriti të dilte nga faza e grupeve në Euro 2016 – është në një pozicion të vështirë, por braziliani tha se ekipi i tij është “krenar” për paraqitjen e tyre në Gjermani, ndaj edhe duan që të bëjnë edhe një hap më tej.
“Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se 9 apo 10 milionë në mbarë botën. Ka qenë një brez që nuk e ka parë kurrë skuadrën e tyre në një kampionat europian. Ne të gjithë po bëjmë një punë vërtet të mirë. Jemi të gjallë, krenarë dhe ambicioz. Spanja është e fortë, por ne do të japim maksimumin në 90 minuta. Do të ishim të lumtur që po të futeshim në 16-shen e fundit. Por ne duhet të japim performancën tonë më të mirë”.
“Shqipëria tashmë konsiderohet një surprizë”
Kualifikimi i Spanjës për 16-shen e fundit është konfirmuar tashmë, por trajneri Luis de la Fuente tha se tani luajnë për “prestigj”.
“Shqipëria ka tifozë fantastikë dhe tashmë e ka fituar statusin e surprizës. Ne do t’i qasemi kësaj loje ashtu siç kemi bërë për të gjitha të tjerat, sikur të jetë ndeshja e fundit. Sigurisht, ne kemi një plan loje për lojtarët që mendojmë se janë të përshtatshëm për këtë lojë. Ne jemi të fokusuar vetëm në fitoren sepse duam të fitojmë çdo lojë.”
Në ndeshjen e sotme, Shqipëria do të jetë pa sulmuesin Mirlind Daku, i cili është dënuar me dy ndeshje pasi ka drejtuar tifozët e vendit të tij në thirrje nënçmuese ndaj serbëve dhe maqedonësve. Klaus Gjasula ka një lëndim të lehtë, por duhet të jetë në dispozicion të Sylvinho-s për çdo rast, ndërsa Rey Manaj dhe Enea Mihaj janë rikuperuar të dy nga lëndimet.
Statistikat
Spanja i ka fituar të tetë përballjet e mëparshme me Shqipërinë. Është rekordi më i mirë 100% i Spanjës kundër çdo kundërshtari. Humbja më e thellë është ajo 9-0 në një ndeshje kualifikuese për Euro në dhjetor 1990./ZËRI
Burimi