Banorët e Thumanës paralajmërojnë nesër protestë para Parlamentit
Pamje nga protesta
TIRANË- Banorët e Thumanës do të protestojnë nesër para Kuvendit të Shqipërisë.
Nesër, më 2 shtator, banorët do të mblidhen para Kuvendit në orën 17.00 për të parashtruar edhe njëherë kërkesën e tyre të vetme; kërkojnë akses në autostradën SH1 që kalon përmes zonës së tyre.
Kështu bashkë me orën dhe datën e protestës, që kësaj here do ta zhvendosin, ftojnë të gjithë qytetarët që t’u bashkohen dhe të mbështesin kauzën e tyre për të marrë një zgjidhje nga autoritetet kompetente.
Banorët kanë nisur protestat që në fund të muajit korrik, kur dalin për çdo ditë për të protestuar në aksin Thumanë Kashar. Për çdo ditë, çdo një orë protestuesit bllokojnë anët e autostradës Thumanë-Kashar. Madje edhe kanë pasur përplasje me Policinë e Shtetit./ZËRI
Burimi