
Aulon Naçi, drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Aulon Naçi
TIRANË-Aulon Naçi, është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Naçi ishte drejtor i komanduar i këtij institucioni dhe sot është emëruar zyrtarisht në këtë post. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
VENDIMI:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Aulon Naçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare
Emërimi i tij vjen disa muaj pas lirimit nga detyra të Abigela Voshtinas, e cila e mbajti postin për më shumë se dy vit. Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor miratoi vendimin për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina. Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022./ZËRI