Arrestohet me armë zjarri në Durrës nipi i Lefter Kokës

Arrestohet me armë zjarri në Durrës nipi i Lefter Kokës

Arrestohet me armë zjarri në Durrës nipi i Lefter Kokës

Arma e sekuestruar

DURRËS– Arrestohet Haki Koka, nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Vendosja në pranga e të riut ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Kalibri”. Pas një kontrolli në banesën e 29-vjeçarit Koka, Policia ka gjetur një armë zjarri dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”. Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak. Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Burimi