Apeli vulos sot fatin e Gjicit, ish-kryebashkiaku e pret vendimin në spitalin privat. U shtrua pas rënies drastike në peshë
Safet Gjici
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit, do të japë sot vendimin përfundimtar për Safet Gjicin, i arrestuar që prej një viti, pas publikimit të videopërgjimit seksual në zyrat e Bashkisë së Kukësit.
Burime bëjnë me dije se Gjici do e presë vendimin nga një spital privat në Tiranë, ku është transferuar prej disa ditësh, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur me shëndetin e tij. Gjici sipas burimeve ka pësuar humbje të madhe në peshë, si pasojë e faktorëve që nuk dihen ende.
Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Alma Kaçi u dënua me 1 vit burgim nën akuzën e prostitucionit.
Safet Gjici dhe Alma Kaçi akuzohen lidhur me video-skandalin në zyrën e bashkisë, ku dyshja kryen marrëdhënie seksuale. Video skandali nga ambientet e zyrës së bashkisë Kukës u publikua në qershor të 2023-it.
Më 7 shkurt 2024, Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Gjicin u ul me 1 vit. /ZËRI
Burimi