Ankimuan kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn

Ankimuan kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn

Ankimuan kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën

Ajola Xoxa

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzojë rekursin e paraqitur nga vëllai i kryebashkiakut arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe bashkëshortes së socialistit, Ajola Xoxa. Si Xoxa dhe Veliaj, kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne vendimin e gjykates.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga prokurori i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën shkuan edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste.

Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa Xoxa në “detyrim paraqitje”, ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje.”/ZËRI

Burimi