Ankesat për zyrat noteriale, Ministria e Drejtësisë: Po marrim masa ndaj 22 noterëve problematikë

Ankesat për zyrat noteriale, Ministria e Drejtësisë: Po marrim masa ndaj 22 noterëve problematikë

Foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë të ditur se gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka shtuar ndjeshëm kontrollet në zyrat noteriale. Në këtë periudhë, sipas tij janë realizuar 42 inspektime dhe janë marrë masa ndaj 22 noterëve, të cilët kanë rezultuar problematikë.
Nga këto masa, 11 noterëve u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, dhe 7 noterëve u janë vendosur masa administrative. Ndërkohë, 17 arkiva noteriale janë sekuestruar nga autoritetet.

Postimi i Ministrit te Drejtesise

“Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë! Jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme!”, theksoi Manja në një postim publik.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, këto kontrolle janë ndërmarrë si përgjigje ndaj ankesave të qytetarëve lidhur me shkeljet në shërbimet noteriale./ ZËRI
Burimi