“Angazhimi me drejtësinë”/ Marta Kos takim me Dumanin, Çelën dhe Metanin: Mbështetje e fuqishme nga BE

“Angazhimi me drejtësinë”/ Marta Kos takim me Dumanin, Çelën dhe Metanin: Mbështetje e fuqishme nga BE

“Angazhimi me drejtësinë”/ Marta Kos takim me Dumanin,

Pamje nga takimi

TIRANË- Komisionerja për Zgjerim Marta Kos ka vizituar sot Shqipërinë, ku ka zhvilluar dhe takime me zyrtarë të lartë. Kos u takua me kreun e SPAK, Altin Dumanin, kryeprokurorin Olsian Çela, dhe kreun e ILD, Artur Metani.

Takimi mes tyre zgjati për 60 minuta, ndërsa mësohet se kanë biseduar rreth zbatimit të reformës në drejtësi dhe sfidat që përballen organet e drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kos shprehet se gjatë takimit vlerësoi angazhimin e instuticioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur. Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK”, shkruan Kos në “X”./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente