Aksidentohet rëndë minatori në Bulqizë, niset me helikopter drejt Tiranës (Emri)
aksident ne miniere
BULQIZË- Një tjetër aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në minierën e Bulqizës, ku një prej punonjësve ka mbetur i plagosur rëndë. Aksidenti ka ndodhur në një nga galeritë private të minierës.
Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitaline Bulqizës, minatori është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.
I aksidentuar është identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë.
Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës, ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë misur hetimet rreth kësaj ngjarje të rendë.
Burimi