Aksidenti në Pogradec/ “Mallkimi” i familjes, sot humbi jetën 55-vjeçari, 25 vite iu vra edhe i ati në të njëjtin vend

Aksidenti në Pogradec/ “Mallkimi” i familjes, sot humbi jetën 55-vjeçari, 25 vite iu vra edhe i ati në të njëjtin vend

Aksidenti në Pogradec/ “Mallkimi” i familjes, sot humbi

Makina e braktisur

POGRADEC– Një 55-vjeçar, i identifikuar Ilir Mimimi, ka ndërruar jetë sot si pasojë e një aksidenti me makinë. Viktima u përplas për vdekje në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Ai i ka hequr targat makinës dhe e ka braktisur pranë stacionit të trenit në këtë qytet.

“Pogradec/ Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë. Vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,”– njoftoi sot Policia.

Sa i përket viktimës, në vitin 2000, 25 vite më parë, edhe babai i 55-vjeçarit është përplasur për vdekje në të njëjtin vend, po ashtu nga një makinë./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente