Ajola Xoxa 1 orë në SPAK, ‘kyç’ gojën para gazetarëve: Pranoj të pyetem pasi të njihem me aktet

Ajola Xoxa 1 orë në SPAK, ‘kyç’ gojën para gazetarëve: Pranoj të pyetem pasi të njihem me aktet

Ajola Xoxa 1 orë në SPAK, 'kyç' gojën para

Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryebshkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është paraqitur paraditen e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Xoxa mbërriti në ambjentet e SPAK e shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Pas daljes nga prokuroria, Ajola Xoxa nuk ka bërë komente për gazetarët. Mësohet se bashkësortja e Veliajt, nuk ka pranuar që të japë sqarime, pasi ka deklaruar se do pranojë të pyetet vetëm pasi të njihet me të gjitha aktet. 

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste./ZËRI

Burimi