Agron Malaj në listat e PS, xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Klosit: Keni gabuar! Socialisti: E vendos Kryesia!

Agron Malaj në listat e PS, xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Klosit: Keni gabuar! Socialisti: E vendos Kryesia!

Mark Nika dhe Blendi Klosi

TIRANË- Familjarët e të ndjerit Aleks Nika, i cili u vra gjatë protestës së 21 janarit, duket se nuk janë të kënaqur me kandidimin e mundshëm të Agron Malajt për deputet. Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, ka dërguar një mesazh në “Real Story” për sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Në mesazhin e dërguar për socialistin, Nika kërkon të dijë nëse Agron Malaj do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.
“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar,”-tha drejtuesi i emisionit Sokol Balla.
Përgjigjen e ka marrë socialisti Blendi Klosi, i cili është shprehur se vendimin për kandidimin ose jo, të Malajt për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta marrë Kryesia e PS-së. Po ashtu, Klosi shtoi se socialistët kanë kërkuar nga SPAK zbardhjen e plotë të “21 janarit”.
“Agron Malaj është kryetari i Bashkisë së Matit, i votuar dy herë nga populli i asaj krahine, ka kërkuar kandidimin dhe ka dhënë dorëheqjen. Nesër do marrë vendimin Kryesia është një nga ata djemtë që ka qenë në 21 janar, për të cilët ai ka dhënë dëshmitë e tij, ka qene një ndër më të akuzuarit e Sali Berishës në 21 janar, për t’ia hedhur fajin. Të gjithë ne që ishim në 21 janar, së bashku me të ndjerin dhe familjarët e të ndjerit, ishim të akuzuar. Ka një histori që ka dëshmuar, në organet e drejtësisë, Unë e kuptoj edhe familjarët dhe shqetësimin e tyre. Është një nga kërkesat tona zbardhja e 21 janarit. Tani me sa duket, SPAK, mbase edhe me provat e reja që ka marrë po bën dhe një vlerësim të fundëm,”-u përgjigj Klosi. 
Sot, Agron Malaj dhe 2 kryebashkiakë të tjerë, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Ervin Demo i Beratit dhanë dorëheqjen nga posti i tyre si të parët e Bashkive të tyre. Me shumë gjasa emrat e tyre do të përfshihen në listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Kush është Agron Malaj?
Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar, të cilët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën 4 qytetarë të vrarë. Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen. Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda, ai nisi karrierën politike dhe u angazhua pranë Partisë Socialiste. Ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.
Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 dhe deri më sot, ai mbante postin e kryebashkiakut të Matit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente