Afrikani godet me çekiç në kokë taksistin shqiptar, nuk donte të paguante

Afrikani godet me çekiç në kokë taksistin shqiptar, nuk donte të paguante

PAMJE NGA NGJARJA

ITALI-Një incident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një taksist shqiptar është dhunuar nga një shtetas afrikan. 25-vjeçari me origjinë senegaleze ka sulmuar me çekiç një 38-vjeçar shqiptar, shoferi i taksisë që ai kishte hipur pranë stacionit hekurudhor San Donato Milanese për t’u kthyer në kryeqytet. I riu u arrestua në flagrancë nga autoritetet italiane.
Taksisti shqiptar u tha hetuesve se, pasi mbaroi udhëtimi, në momentin e pagesës me vlerë 80 euro, senegalezi nxorri një çekiç dhe e goditi disa herë në pjesën e pasme të kokës. E gjithë ngjarja që mund të kishte pasoja edhe më të rënda është filmuar tërësisht nga kamera e sigurisë brenda në taksi, e cila ka lejuar policinë të rindërtojë dinamikën e ngjarjeve.
Pas sulmit, senegalezi tentoi të arratisej, duke ikur në një rrugë aty pranë. Shqiptari u shpëtua fillimisht nga efektivët që ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe më pas nga personeli shëndetësor që e shoqëroi me kodin e verdhë në spitalin lokal./ZËRI
Burimi