A do të dalë opozita me kandidat në zgjedhjet e Himarës? Meta: Mbajmë të njëjtin qëndrim me PD, Kushtetuesja e kapur nga Rama
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku komentoi zhvillimet më të fundit politike, përfshirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet e pjeshme lokale në Himarë.
Sa i përket vendimit të sotëm të Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga Rama dhe se qëndrimet e saj duhet të ishin të prera dhe të qarta me kohë.
“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është i kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë” tha Meta.
Në lidhje me zgjedhjet në Himarë, ai theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës. Ai shtoi se Partia e Lirisë do të mbajë të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike, nëse do të dalin apo jo me një kandidat përballë Vangjel Tavos të propozuar nga socialistët.
“Gjithçka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin të shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur. Në lidhje me bashkinë e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD” u shpreh presidenti i PL.
Burimi