A bleu gruaja e Zelenskyy-t një Bugatti 4 mln euro?
Bugatti dhe Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Olena Zelenskyy ka blerë një makinë Bugatti për 4 milion euro? Të paktën kështu raportuan disa media pro-ruse, por që këto pretendime u hodhën poshtë shumë shpejt nga përfaqësuesit e kompanisë. Fatura, e cila supozohej se vinte nga Bugatti Paris, përmbante disa gabime të dukshme, duke përfshirë përdorimin e çuditshëm të anglishtes, një numër shasie australian dhe çmimin e gabuar të automjetit.
Një njoftim për shtyp nga Bugatti Paris konfirmoi se fatura ishte e fabrikuar. Për më tepër, pretendohej se Zonja e Parë e bleu makinën gjatë një vizite në Paris, e cila përkoi me vizitën zyrtare të Presidentit Zelenskyy në Francë në fillim të qershorit 2024.
Situata e luftës në Ukrainë pas pushtimit rus dhe të ardhurat e tij modeste të familjes diskredituan më tej idenë se ai ose gruaja e tij mund të përballonin një blerje kaq të shtrenjtë. Car Lovers Group, i cili menaxhon Bugatti Paris, ngriti padi për vjedhje identiteti, shpifje dhe falsifikim.
Vlen të theksohet se Bugatti i ri nuk është ende në shitje, pasi prodhimi i tij do të nisë në vitin 2026. Dhe në total do të ndërtohen vetëm 250 njësi./ZËRI
Burimi