
35-vjeçari godet me grusht efektivin e policisë

Foto Ilustruese
DIBËR– Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi ka goditur me grusht një punonjës policie. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se efektivi e ka gjobitur 35-vjeçarin, i cili nuk e ka pranuar këtë gjë. Ai është përplasur me efektivin dhe e ka goditur me grusht.
Njoftimi i policisë Dibër:
Goditi me grusht, për shkak të detyrës, një punonjës policie, vihet në pranga 35-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, për parkim të gabuar, ka goditur me grusht, një punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.