Zeqir Kordhoni: E dua unë mandatin e deputetit. Rrezikohet hyrja e Adriatik Lapajt në Kuvend

Zeqir Kordhoni: E dua unë mandatin e deputetit. Rrezikohet hyrja e Adriatik Lapajt në Kuvend

Strategjia e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për të siguruar hyrjen në Kuvend të liderit të saj Adriatik Lapaj është vënë seriozisht në dyshim, pas një zhvillimi të papritur: kandidati Zeqir Kordhoni ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetit, nëse vjen radha e tij sipas listës së mbyllur. Në një letër zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e firmosur përpara noterit më 15 korrik, Kordhoni shpreh qartë vullnetin për të ushtruar funksionin e deputetit. Ai kërkon që KQZ të injorojë çdo deklaratë të mëparshme të depozituar në emër të tij nga përfaqësuesit politikë të koalicionit....
Burimi: Kohajone.com