Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Zënia e territorit si ‘prona ime’, vepër penale”, Rama: Do rishihen dokumentet e grupeve të pronarëve që lëshojnë truallin për pallate
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra penale ndaj individëve që uzurpojnë hapësira publike brenda komuniteteve urbane me pretendimin se janë pronë private. Në një deklaratë nga mbledhja sot me drejtuesit e bashkisë Tiranë, ai theksoi se vendosja e pengesave si trarë për përfitime financiare apo bllokimi i rrugëve publike do të konsiderohen vepra penale. Po ashtu ka paralajmëruar edhe ndërhyrje ligjore për korrigjimin e dokumenteve të lëshuara në shkelje të këtyre parimeve, duke u ndalur te ndërtimet e pallateve në truall me disa pronarë. Edi Rama: Lidhur me okupimin e një territori brenda hapësirës së një komuniteti me...