Zbulohet renditja sekrete për Topin e Artë? 100 votues zgjedhin mes 30 yjeve të futbollit, ja kush shpallet fitues nga sondazhi i “The Athletic”

Zbulohet renditja sekrete për Topin e Artë? 100 votues zgjedhin mes 30 yjeve të futbollit, ja kush shpallet fitues nga sondazhi i “The Athletic”

Harry Kane është shpallur fitues i një sondazhi anonim të realizuar nga “The Athletic” për Topin e Artë 2026, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe. Megjithatë, bëhet fjalë për një votim të zhvilluar nga media britanike, dhe jo për rezultatin zyrtar të çmimit prestigjioz, fituesi i të cilit pritet të shpallet në Londër të hënën, më 26 tetor. Në sondazh morën pjesë 100 persona nga bota e futbollit, përfshirë lojtarë dhe trajnerë aktualë e të mëparshëm, drejtorë sportivë, skautë, presidentë klubesh dhe drejtues të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Secili prej tyre duhej të rendiste dhjetë futbollistët e preferuar nga lista me 30 kandidatë për Topin e Artë. Sulmuesi anglez i Bayern Munich kryesoi bindshëm klasifikimin, duke grumbulluar 1103 pikë. Në...