Zbulohen mesazhe të reja mes Vlora Hysenit dhe biznesmenit – Ja çfarë thuhet në biseda?

Zbulohen mesazhe të reja mes Vlora Hysenit dhe biznesmenit – Ja çfarë thuhet në biseda?

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me komunikimet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi. Sipas materialeve të përfshira në dosjen e SPAK, Hyseni dyshohet se i ka përcjellë Agasit informacione lidhur me lëvizjet e strukturave të sigurisë. Në një prej komunikimeve të përfshira në dosje, Hyseni i kërkon Agasit të mos përdorë një numër tjetër telefoni, duke pretenduar se ai mund të ishte nën përgjim. “Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, thuhet në mesazh, sipas dosjes. Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekzistonte ndonjë rrezik për persona të afërt me të. Sipas materialeve të dosjes, Hyseni i është përgjigjur: “Krejt radarët e shtetit i fik për...