Zbulohen artefakte në qytetin e lashtë Maja

Zbulohen artefakte në qytetin e lashtë Maja

Artefaktet e zbuluara në një vendbanim të lashtë Maja në Guatemalë po hedhin dritë të re mbi qytetërimin dhe lidhjet e tij të mundshme me grupe të kulturave të tjera. Thellë në xhunglën veriore të Guatemalës shtrihet siti arkeologjik Mirador, i cili daton që në vitin 1000 Para Erës Sonë. Arkeologët nga fondacioni FARES i Guatemalës kanë zbuluar pllaka qeramike në vendbanim që zbulojnë lidhjet me Olmecs, një nga qytetërimet më të hershme në Amerikën e mëparshme, që sundoi Campeche dhe Jukatan në Meksikën e sotme. Zbulimet thuhet se shtrihen në të ashtuquajturën epokë të mesme dhe të vonë para-klasike të Majave, nga rreth 1000-350 Para Erës Sonë. Këto artefakte datojnë rreth 500 vjet përpara kulmit të qytetërimit Maja. Këto zbulime sugjerojnë se siti arkeologjik...