Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal
Policia greke ka vënë në pranga dy grekë dhe një shqiptar të cilët akuzohen se kanë shkaktuar shpërthimin vdekjeprurës në Plaka të Athinës më 25 shtator. Shpërthimi la pas 6 viktima, mes të cilave Florida e Florin Hoxha që ishin motër e vëlla dhe Eris Cani.Tre të arrestuarit prenë një prej tubave të bakrit që më pas çoi drejt tragjedisë. Hetimet vërtetuan se rrjedhja nuk ishte shkaktuar nga rrjeti i jashtëm, por kishte ndodhur brenda ndërtesës, pas matësit të gazit.Ekspertët identifikuan rrjetin kryesor të furnizimit dhe injektuan azot me anë të mjeteve dhe pajisjeve të posaçme. Megjithatë, nga kjo provë nuk u konstatuan të dhëna që të tregonin për ndonjë rrjedhje. Gjithashtu, nuk kishte pasur as ankesa nga banorët e lagjes për erë gazi. Më...
Burimi:
javanews.al