Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë me 50%, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë me 50%, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Hulumtimet kanë zbuluar se përdorimi i përditshëm i biçikletës si mjet transporti për në punë ose shkollë zvogëlon rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me pothuajse gjysmë. Më konkretisht, studiuesit shqyrtuan përfitimet shëndetësore të udhëtimit aktiv për në punë dhe vunë re se si çiklizmi, ashtu edhe ecja, përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien fizike dhe mendore. Në studim u morën 83.000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të moshës 16-74 vjeç, të cilët raportuan mënyrën e tyre të transportit. Studiuesit më pas shqyrtuan përgjigjet e tyre në kombinim me shtrimet në spital, vdekjet nga të gjitha shkaqet, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe aksidentet...
Burimi: Sot.com.al