Zà Quartet nis rrugëtimin artistik me një koncert në ReMusica
Kuarteti vokal Zà Quartet ka shënuar debutimin e tij të parë publik më 28 tetor, në kuadër të platformës ReNew të festivalit ReMusica, i cili këtë vit shënon 25-vjetorin e themelimit. I përbërë nga katër këngëtaret Elona Alshiqi, Syarta Mehmeti, Dea Musliu dhe Aurora Hyseni, Zà Quartet vjen si një projekt i ri muzikor, i lindur nga dëshira e përbashkët e artisteve për të krijuar së bashku dhe për të sjellë një qasje të re ndaj muzikës vokale në ansambël, kryesisht përmes interpretimit acappella, shkruan KultPlus. Për prezantimin e tyre të parë, kuarteti përgatiti një program të larmishëm, duke ndërthurur vepra me stile dhe ngjyra të ndryshme muzikore. Në repertor u përfshinë “Earth Song”, “To Sit and Dream”, “Një tokë, një kokë” nga Rafet Rudi,...
Burimi:
kultplus.com