Yamal dhe Pedri në krye: 10 lojtarë dalin kundër vendimit të Flick para “El Clásico”-s
Barcelona nuk njeh pushim, madje as kur Hansi Flick i jep skuadrës një ditë të lirë. Dëshira për punë është në kulmin e saj, gjë që u duk qartë të enjten në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”. Trajneri gjerman u kishte dhënë lojtarëve të tij një ditë pushimi, por 10 prej tyre u paraqitën gjithsesi në ambientet e klubit katalanas me dëshirën e tyre. Mes të pranishmëve ishin Lamine Yamal, Pedri, Fermín López, Gerard Martín, Xavi Espart dhe Szczęsny, së bashku me pesë lojtarët e dëmtuar: Bardghji, Christensen, Koundé, Eric García dhe Dani Olmo. Sipas gazetës katalanase “Sport”, kjo tregon për një grup plotësisht të përkushtuar në një nga fazat më impenjative të sezonit. Vendimi i Flick-ut ishte plotësisht i kuptueshëm. Lojtarët u kthyen nga Parisi...
Burimi:
telesport.al