Xhafaj kritikon Kadastrën: Dokumentet turke 100-vjeçare më të rregullta se tonat!
Problematikat e Kadastrës, ankesat e qytetarëve dhe dyshimet për korrupsion u bënë pjesë e debatit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ngriti shqetësime për cilësinë e shërbimeve, problematikat e dixhitalizimit dhe integritetin e punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Gjatë diskutimit, Xhafaj krahasoi sistemin shqiptar me atë turk, duke sjellë si shembull dokumentacionin e kadastrës turke të një shekulli më parë. Sipas tij, edhe pse ishte hartuar pa teknologjinë dhe inteligjencën artificiale të sotme, dokumentacioni ishte shumë më i rregullt. “Kadastra e tyre ishte si bukurshkrim, edhe pa pasur nevojë ta dixhitalizoje”, u shpreh Xhafaj, duke theksuar se problemet aktuale të institucionit lidhen me proceset ligjore, menaxhimin, burimet njerëzore dhe mënyrën e administrimit të të dhënave të...
Burimi:
ntv.al