“What we call each other” performanca nga Blenard Azizaj që do të prezantohet në Berlin
26 November, 2026 - 15:13 Me koreografi të Blenard Azizaj dhe me lojë po të Azizaj dhe Lujain Mustafa do të shfaqet performanca “What we call each other” në Kuenstlerhaus Bethanien të Berlinit, shfaqje që do të prezantohet më 2 dhjetor prej orës 19:30, shkruan KultPlus. “Emri është gjëja e parë që na jepet, përpara se të kuptojmë se kush jemi. Ai na lidh me familjen, historinë dhe vendin prej nga vijmë, por ndonjëherë përcakton edhe gjëra që nuk i kemi zgjedhur vetë. Në këtë duet, dy performues eksplorojnë përmes lëvizjes, prekjes dhe heshtjes kuptimin e lidhjes mes njerëzve, përtej emrave dhe identiteteve që mbartin. Vepra trajton atë që trashëgojmë dhe mbartim me vete, si dhe mundësinë për të takuar dikë pa pasur nevojë ta...
Burimi:
kultplus.com