“West-Balkan.Hot.Spots”, Dr. Karl Bauer sjell nesër Ballkanin e dikurshëm në KultPlus Caffe Gallery

“West-Balkan.Hot.Spots”, Dr. Karl Bauer sjell nesër Ballkanin e dikurshëm në KultPlus Caffe Gallery

Dr. Karl Bauer do të sjellë nesër, më 21 shtator, në KultPlus Caffe Gallery një seri fotografish që dokumentojnë pamje dhe momente nga Ballkani Perëndimor gjatë 20 viteve të fundit, me fokus të veçantë në Kosovë. Ekspozita do të hapet nesër në orën 19:00 dhe përfshin fotografi të realizuara përgjatë më shumë se 30 udhëtimeve të Bauer në rajon. Përmes tyre, ai ka dokumentuar çaste, situata dhe pamje të një bote që për shumë vizitorë mund të jetë ende pak e panjohur. “Përshtypjet nga kjo periudhë i kam dokumentuar përmes fotografive, të cilat më pas i kam renditur kronologjikisht. Synimi im nuk është përsosmëria fotografike apo artistike, por ruajtja e çasteve, situatave dhe pamjeve nga një botë që për shumë vizitorë mund të jetë ende...