Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!
Gjykata e Krimeve të Rënda e Romës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun i cili në mars të vitit 2025 vrau me thikë ish-të dashurën e tij, 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, dhe e hodhi trupin e saj të mbyllur në një qese nga një shkëmb. I pandehuri, me gjithë faktin se rrëfeu fajin, u shpall fajtor për veprat penale të vrasjes së rënduar me paramendim dhe fshehjes së kufomës. Gjatë seancës përfundimtare të zhvilluar në burgun Rebibbia, organi i akuzës parashtroi argumentet mbi rrethanat rënduese të krimit. Prokurorja Maria Perna theksoi përpara trupit gjykues se “ky nuk ishte një krim pasioni” dhe se “Samsoni nuk u pendua kurrë për atë që bëri, duke vazhduar të besojë se Ilaria Sula e...
Burimi:
javanews.al