Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrau të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, Ilirjan Selmani del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të larta sigurie, Ilirjan Selmani, personi i dyshuar për vrasjen makabre të 52-vjeçares Kozeta Tecco në Pogradec, është shoqëruar paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Korçës. Ai pritet të dalë para togave të zeza në orën 12:00, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Ngjarja tronditëse ndodhi pak ditë më parë dhe ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje problematikat e dhunës dhe sigurisë në familje dhe shoqëri. Autoritetet kanë vepruar menjëherë pas identifikimit të autorit dhe kanë arritur ta arrestojnë në kohë rekord. Seanca...