Vrau me thikë Spartak Dervishin, kapet në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati autori 26-vjeçar
Një 26-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Romarjo Tahiri, është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen me thikë të shtetasit shqiptar Spartak Dervishi, në Selanik, në vitin 2020. Sipas hetimeve, Tahiri dyshohet se ka kryer krimin në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ndërsa arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “The Wanted”. Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/ Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të...
Burimi:
ntv.al