Një “mini-hënë” po rrotullohet rreth Tokës, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor

Një “mini-hënë” po rrotullohet rreth Tokës, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor

Toka ka përkohësisht një shoqërues të ri në hapësirë. Një asteroid i vogël, me diametër rreth dy metra, është kapur nga graviteti i planetit tonë dhe po lëviz në orbitën e tij, duke u cilësuar si një “mini-hënë”. Objekti, i identifikuar me emrin 2026 QQ8, pritet të qëndrojë pranë Tokës deri në fillim të dhjetorit, përpara se të largohet dhe të vazhdojë udhëtimin rreth Diellit. Sipas CNN, zbulimi i asteroidit ishte një proces i vështirë për shkak të përmasave të vogla dhe ndriçimit të dobët. Astronomëve iu deshën disa javë për të përcaktuar nëse kishin zbuluar një trup natyror qiellor apo një satelit artificial jashtë funksionit. Objekti u dallua fillimisht në muajin gusht nga astronomi hungarez Krisztián Sárneczky, i cili e regjistroi përkohësisht me emrin...