KOKAINË DHE PASAPORTË ITALIANE FALSE, TRE SHQIPTARË DËNOHEN NË BRITANI
Në qershor, policia britanike kapi Hysen Sopikun dhe Alvaro Vrapin teksa shisnin drogë nga një Nissan Qashqai. Në dy vende pranë qytetit Chippenham, ku të rinjtë kishin qenë po atë ditë, oficerët gjetën drogë me vlerë mbi 11 mijë paund. Të dy tashmë janë dënuar me burg nga Gjykata e Kurorës në Swindon. Hysen Sopiku, 21 vjeç, mori dënimin më të rëndë, tre vjet burg. Ai pranoi se ishte përfshirë në shpërndarjen e drogës dhe se mbante kokainë për shitje. Alvaro Vrapi, 18 vjeç, u dënua me 28 muaj burg për përfshirje në shpërndarjen e drogës dhe mbajtje dokumentesh të rreme identiteti. Sipas policisë, Vrapi kishte përdorur dokumente false për të hapur llogari bankare që i shërbenin grupit. Daniela Sopiku, 26 vjeçe, u arrestua po...
Burimi:
ntv.al