Mes lotësh dhe përqafimesh, Jakup Krasniqi largohet nga familja dhe kthehet në Hagë

Mes lotësh dhe përqafimesh, Jakup Krasniqi largohet nga familja dhe kthehet në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është larguar sot nga Prishtina për t’u kthyer në Hagë, pas përfundimit të vizitës katërditore pranë familjes. Largimi i tij është shoqëruar me momente emocionuese, me përqafime dhe lot mes familjarëve, ndërsa djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, e ka përcjellë deri te dera e banesës. Krasniqi kishte ardhur në Kosovë me lejen e Dhomave të Specializuara, për të qëndruar pranë bashkëshortes, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë katër ditëve, ai kaloi disa orë çdo ditë në banesën e familjes në lagjen Velania të Prishtinës. Sot, ai u largua me automjetet e EULEX-it, ndërsa pranë banesës ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me...