Irani vendos kushtet për marrëveshjen me SHBA-në: Garanci ose lufta mund të rifillojë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk do të pranojë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara vetëm për të ulur tensionet e momentit. Sipas tij, çdo marrëveshje duhet të përmbajë garanci konkrete se një konflikt i ri nuk do të shpërthejë në të ardhmen. Në një intervistë për gazetën shtetërore iraniane “Iran”, Araghchi theksoi se Teherani kërkon një zgjidhje afatgjatë dhe jo një armëpushim të përkohshëm që mund të shkelet pas disa javësh. Ai iu referua përvojës së marrëveshjes së armëpushimit të qershorit, pas së cilës, sipas tij, armiqësitë rifilluan vetëm 15 ditë më vonë. “Çfarë kuptimi ka arritja e një marrëveshjeje sot, nëse ajo shkelet dy muaj më vonë dhe lufta rifillon?”, u shpreh kryediplomati iranian. Një tjetër pikë...
Burimi:
ntv.al