Kërkesa e pazakontë e Trump ndaj Iranit: Mos ndryshoni edhe nëse në SHBA vjen një president i paaftë
Presidenti amerikan, Donald Trump, synon të arrijë një marrëveshje afatgjatë me Iranin, e cila të mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Objektivi, sipas tij, është që Teherani të mos ketë mundësi të zhvillojë armë bërthamore, pavarësisht se kush do të jetë në krye të Shteteve të Bashkuara në të ardhmen. Në një intervistë për Fox News, Trump kritikoi marrëveshjet e mëparshme me Iranin, duke pretenduar se Teherani nuk i ka respektuar angazhimet e marra. “Ne bëjmë një marrëveshje dhe ditën tjetër ata e shkelin atë”, deklaroi presidenti amerikan. Trump theksoi se këtë herë kërkon një zgjidhje që të mos varet nga ndryshimet politike në Uashington. Ai tha se nuk dëshiron që një administratë e ardhshme të ndryshojë...
Burimi:
ntv.al