Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur

Protestuesit para kryeministrisë: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur

Pasi marshuan në rrugët kryesore të Tiranës duke u bërë thirrje dhe të tjerëve të bashkohen, protestuesit tashmë janë vendosur para kryeministrisë. ‘Nuk jemi të ‘varfër  jemi të vjedhur o njerëz’ thotë një protestuese. Protesta ka nisur prej mesditës së sotme para ministrisë së Arsimit. Më pas protestuesit marshuan drejt rrugës së Kavajës, ‘Myslym Shyri’ dhe tani ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë ku i bëjnë thirrje Ramës të japë dorëheqjen. Protesta ka qenë e qetë, por janë vënë re kordone të shumta policore që u kanë bllokuar kalimin.