Gazetari: Maturanti nga Gjirokastra nuk mund të flasë në emër të studentëve që protestojnë
Gazetari Telnis Skuqi ka reaguar ndaj përfshirjes së Daniel Kore, maturant nga Gjirokastra dhe Kryetar i Parlamentit të Nxënësve, në takimin e studentëve të pretenduar, që moren pjesë në takimin e së premtes mbrëma me Edi Ramën. Në një reagim në rrjetet sociale, Skuqi thekson se Kore nuk është student universitar, por maturant, dhe se mandati i tij si përfaqësues i nxënësve nuk i jep të drejtën të paraqitet si zë i studentëve që protestojnë, në takimin me Ramën. Gazetari e konsideron këtë një çështje parimore të përfaqësimit dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se shfrytëzon çdo mundësi për propagandë politike. Sipas tij, megjithatë, askush nuk i detyron të rinjtë të rreshtohen vetë në shërbim të kësaj propagande. Gazetari thekson se Shqipërisë i duhen të rinj...
Burimi:
syri.net