Gjermania drejt një tradite të pazakontë për Krishtlindje? Mishi i rakunit sfidon gatimet tradicionale
Nga Kevin Koehrmann Mishi i rakunit mund të bëhet një alternativë e pazakontë për gatimet tradicionale të Krishtlindjeve në Gjermani. Një kuzhinier nga Turingia po e promovon këtë mish si një zgjedhje të qëndrueshme ushqimore, duke argumentuar se rakunët janë një specie pushtuese që duhet kontrolluar për shkak të dëmeve që shkaktojnë në natyrë. Steffen Haaßengier, 42 vjeç, e ka përfshirë mishin e rakunit në menunë e restorantit të tij prej më shumë se dy vitesh. Ai organizon gjithashtu kurse gatimi në qytetin e Vajmarit, ku u mëson të interesuarve se si të përgatisin këtë mish. Edhe pse në jetën private është vegjetarian, kuzhinieri është kthyer në një nga promovuesit e kësaj alternative gastronomike. Në vitin 2025, ai përpunoi rreth 450 kilogramë mish rakuni. Gjatë...
Burimi:
syri.net