Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në “Sheshin Skënderbej”, pas disa orësh tubim dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit. Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati edhe momente tensioni. Më pas, protestuesit u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku qëndruan për disa minuta duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, për t’u rikthyer më vonë sërish përpara godinës së qeverisë. Në vijim, protestuesit u drejtuan drejt “Sheshit Skënderbej”, ku edhe përfundoi tubimi i së shtunës. Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit paralajmëruan një tjetër tubim më 28 Nëntor, të cilin e kanë cilësuar si protestë kombëtare, ku pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora. Data 28 Nëntor është...