‘Dorëheqje’/ Qytetarët i lënë mesazh Ramës për protestën e madhe të 28 Nëntorit

‘Dorëheqje’/ Qytetarët i lënë mesazh Ramës për protestën e madhe të 28 Nëntorit

Ka përfunduar protesta studentore dhe rinore e zhvilluar sot në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Pas disa orësh protestë dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit, të rinjtë dhe studentët janë ndalur për një kohë të gjatë përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e qeverisë. Në një akt simbolik, protestuesit kanë shkruar në muret e Kryeministrisë mesazhin “28 Nëntor, dorëheqje”, duke shprehur kërkesën për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Mesazhi vjen në prag të protestës kombëtare të paralajmëruar për 28 Nëntorin, e cila pritet të mbledhë në Tiranë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si dhe pjesëmarrës nga diaspora. Protesta e sotme studentore dhe rinore zhvillohet në kuadër të thirrjeve për mobilizim kundër qeverisë, ndërsa 28...